Sekuestrimi i pasurive, Bregu: Familja e Çelës pretendon se e ka fituar pronën nga aktivitete të ligjshme dhe se e kanë provuar dhe në gjykatën italiane (VIDEO)

Sekuestrimi i pasurive, Bregu: Familja e Çelës pretendon se e ka fituar pronën nga aktivitete të ligjshme dhe se e kanë provuar dhe në gjykatën italiane (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se familja e Suel Çelës pretendon se prona me vlerë 4 milionë euro e sekuestruar në Verona nuk është e blerë me para që vijnë nga trafiku i drogës por nga aktiviteti i ndershëm dhe se kjo gjë është e provuar dhe nga gjykata italiane. 

Sipas Bregut, SPAK tani ka në objektivin e vet pronat e personave të akuzuar për krime të rënda në vendin tonë. 

Është lëvizje e fundit e bërë nga SPAK në kuadër të hetimeve prej kohësh që bën ndaj Suel Çelës. Në këtë moment kemi të bëjë me një histori që ndryshon nga të tjerat kur flasim për Suel Çelën. Kur flasim për të në aktivitetin e tij kriminal është fakti që SPAK nxjerr historitë që akuzohet dhe ka prova për përfshirjen e tij në vrasje apo tentativa vrasjesh për të cilat  ka ngritur një akuzë. 

Familja Çela pretendon që ky aktivitet, kjo pronë vjen nga aktiviteti i tij tregtar dhe pretendon që ka edhe disa vendime të gjykatave po në Itali që sipas tyre është hetuar më parë dhe ka dalë në përfundimin që nuk vjen nga trafiku i drogës. Sekuestroja është preventive, është sekuestro që i ngelet ende familjes në pronësi deri sa të ketë një vendim mbi këtë pronë. Kushton mbi 4 milionë euro. Kemi të bëjmë me Veronën, që është një qytet të lakmueshëm sa i përket pronave. 

Do të ketë përballje. Familja pretendon se e ka nga një aktivitet të ndershëm dhe për këtë duhet t’i drejtohet SPAK me dokumentacion të plotë. Është çështje që mund të zgjidhet se është i vërtetë pretendimi i familjes. SPAK ka filluar të godasë mbi pronat e personave të akuzuar rëndë në Shqipëri. Vjen në një mënyrë pasi Visit të Pojës, të cilit i sekuestroi një numër të lartë asetesh që kishte në pronësi. Vjen nga një goditje më të madhe të dy vëllezërve Çopja, që janë shifrat më të larta të kapur në Shqipëri. Jo vetëm 10 milionë euro të monedhës dixhitale. SPAK tani në objektivin e vet ka pronat që mund të gjejë mes personave të tillë. 

Pasuria e tij është shumë herë më e madhe. Duke parë në hetimet që ka bërë SPAK ndaj Suel Çelës, 4 milionë euro ai i ka humbur brenda një muaji me porosi në Ekuador që ishin kapur dhe nuk ishte e mundur të kalonin këto dërgesa. 

SPAK kontrollon dhe sheh ndryshe. Nuk sheh siç shihte Forca e Ligjit. Tek Forca e Ligjit kam përshtypjen se kjo pronë ka kaluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy